Austria pro statusit, Nishani: Shqipëria, krahasim me standardet europiane

Tiranë- Austria ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështejen e saj për Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat në qershor.Presidenti i Republikes se Austrise, Heinz Fischer, i cili po qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare tha pas takimit me homologun Nishani se vendi ynë është në rrugë të mbarë.“Austria e ka ndjekur prej kohësh zhvillimin e Shqipërisë dhe fatin e saj dhe vazhdon ta shohë edhe në ditët e sotme. Ne kemi pasur raporte të mira në 25 vitet e fundit, marrëdhëniet tona të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor duhet të forcohen më tej. Ne mbështesim terësisht dhe jemi të bindur që Austria do të mbështesë marrjen e statusit për Shqipërinë, nëse artikulojmë bisedimet në dhjetorin e kaluar besoj se jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria luan rol stabiliteti në rajon dhe kjo është gjë shumë e mirë. Pjesës tjetër të delegacionit i uroj qëndrim të suksesshëm dhe biseda të frytshme me parnerët shqiptarë”.Edhe Presidenti Nishani u shpreh optimist për vendimin në qershor duke ju referuar bisedimeve që pati me Presidentin austriak. Për kreun e shtetit, marrja e statusit për Shqipërinë është një moment inkurajues për ecur drejt standardeve europiane.“Dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është në radhë të parë një vlerësim për qytetarët shqiptarë për atë që kanë arritur deri tani.Së dyti një moment inkurajues për tërë shoqërinë shqiptare dhe aktorët e saj për të ecur përpara drejt standardeve europiane. Shqipëria ka shumë sfida por njëra prej të cilave duhet të përballet me shumë kujdes dhe rëndësi është fakti që Shqipëria nuk mund të krahasohet më me standardet shqiptare, por ato europiane” tha Nishani.I pyetur mbi konfliktin politik dhe mundësinë e një tjetër refuzimi në dyert e Europës, Nishani tha:“Për Shqipërinë nuk ka alternativë tjerër veç asaj të integrimit në BE. Integrimi për ne është një proces që ka disa hapa dhe faza. Ka shumë sfida përpara, ku përgjegjësia kryesore është e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por në këtë proces mbështeja e miqve dhe partnerëve është e pazëvendësueshme. Edhe nga biseda që pata me Presidentin unë jam optimist për marrjen e statusit në qershor. Sa i përket bashkëpunimit dhe konsensusit në politikën austriake mendoj se është shembull i veçantë edhe për Europën jo vetëm për Shqipërinë. Këto janë sfida të politikës së brendshme që unë besoj se me pjekurinë e mëtejshme të klasës politike do të kalojnë. Kjo ishte arsyeja që përmenda standardet për Shqipërinë” deklaroi Presidenti.Gjatë qëndrimit ne vendin tone, Fischer do të ketë takime edhe me kryeministrin Rama dhe kreun e parlamentit Meta.Axhenda e vizites shteterore e Presidentit FischerOra 18:00 – Pjesemarrje e Presidentit Nishani dhe e Presidentit Fischer ne Forumin Ekonomik (vendi: Hotel Rogner)Ora 19:55 – Ceremonia e nderimit te Presidentit Fischer nga Presidenti Nishani me “Dekoraten e Flamurit Kombetar” (vendi: Pallati i Brigadave)Nishani: Austria partner i rëndësishëm tregëtarPërfunduam një takim shumë të mirë dhe të përzemërt me mikun tim, mikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Presidentin e Austrisë.Biseduam për një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me marrëdhqëniet mes dy vendeve tona në planin dy dhe shumëpalësh, për integrimin europian, situatën në rajon dhe zhvillimet ndërkombëtare.Marrëdhëiet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë tradicionalisht të shkëlqyera dhe datojnë herët në histori. Austria, përkrahsja e vendosur e pavarësisë së Shqipërisë është sot avokate e interesave tona strategjike.Austria ka ndihmuar dhe investuar shumë, mbetet mbështetje e rëndësishme e përpjekjeve shqiptare për ndërtimine një demokracie shumëfunksionale. Synojmë të mbështesim rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm, të intensifikojmë dialogun politik përmes vizitave të të gjitha niveleve, kryesisht ato të nivelit të lartë.Austria është një nga tre vendet më të rëndësishme për investime direkte në Shqipëri në sektorin e sigurimeve, industrisë përpunuese, bankave, hidrocentareleve, minierave, studiove ligjore, hotelerisë dhe partner i rëndëishëm tregëtar.Shoqërimi nga një grup i fuqishëm biznesi dhe përfshirja e formumit të biznesit Shqipëri-Austri në axhendën e kësaj vizite është shprehje e besimit dhe interesit në rritje të sipërmarrësve autriakë për Shqipërinë.Gjithashtu projektet e rëndësishme si TAP dhe ai Adriatiko-Jonian ofrojnë mundësi të shumta edhe për kompanitë austriake.E sigurova homologun tim se biznesi autriak do vazhdojë të gjejë këtu një ambient shumë miqësor dhe se qeveria dhe institucionet shqiptare do jenë krah tij përmes një infrastrukture ligjore favorizuese, reformave në administratë, luftën kundër informalitetit dhe korrupsionit, aftësimit të mëtejshëm të fuqisë punëtore sipas standardeve të BE. Austria rol kyç në integrimin e rajonitVura në dukje dhe gjeta mirëkuptimin se marrja e statusit kandidat nga Shqipëria këtë qershor është ndalesa në intinerarin europian. Është njohje e arritjeve të deritanishme dhe stimul shumë i fortë për të ardhmen. Shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar reformat në përgjithësi me fokus të veçantë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformimin e plotë të drejtësisë përmes një procesi transparent duke e ruajtur nga ndikimet politike dhe grupet e interesit. Ndamë mendimin se Shqipëria dhe shqiptarët po luajnë rol të rëndësishëm në rajon. Austria është faktor i rëndësishëm në rajon, ajo mund të luajë rol të madh për integrimin e tij në BE dhe përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe më gjerë. Shqipëria mbështet fort unitein, pavarësinë dhe integritetin e Ukrainës dhe ka dënuar aneksimin e Krimesë.Të vetmet zgjedhjet që do të njihen nga ana jonë do jenë ato Presidenciale të 25 majit, zhvillimi i të cilave të lira dhe të suksesshme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës.Krahasimi me Kosovën është përpjekje e dobët për tu justifikuar me anë të Presidentit.