Policia asgjeson 1780 kg kanabis dhe një sasi drogërash të forta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2014, 12:07
1780 kg kanabis sativa, si dhe sasi të tjera të drogërave të forta të sekustruara gjatë operacioneve të fundit policore jane asgjesuar mesditën e sotme nga Policia e shtetit. Asgjësimi i lëndës narkotike u krye rreth ores 11:30, në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, pranë Bërzhitës, me urdhër Prokurorit të Rrethit Gjirokastër, në zbatimin të 55 vendimeve të formës së prerë. Aksionin e ndoqen nga afer edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.