Për një Europë që s’ lë pas askënd, Rama lobon për Martin Shulz
Tiranë- Për 4 ditë me rradhë, nga 22 deri në 25 maj, rreth 400 milionë europianë në 28 vendet anëtarë të BE do të zgjedhin parlamentin e ri të Unionit. Eurodeputetet kanë një mandat 5-vjeçar dhe e ndajnë kohën mes selive në Bruksel dhe Strazburg.Për herë të parë këtë vit, Parlamenti Europian ka të drejtën eksluzive për të zgjedhur Presidentin e Komisionit – kreun e qeverisë së Unionit; të drejtë të cilën më parë e kishin pas konsultimeve liderët e secilit shtet. Ndaj, 4 kandidatët për këtë detyrë: Zhan-Klod Junker i të djathtës; Martin Shulz nga e majta; Gaj Verhofshtadt i liberalëve dhe Ska Keller i të gjelbërtëve.Kryeministri Edi Rama është përfshirë të fushatën e ethshme, ku lobon në favor të kandidatit Martin Shulz. Në spotin elektoral prej 2 minuta e 16 sekonda, Rama u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali të kontribuojnë për Italinë dhe Europën që siguron më shumë mirëqenie për të gjithë. Spoti hapet me Kryeministrin, më pas janë disa të rinj që shpalosin kërkesat për Europën e së nesërmes dhe në fund mbyllet po nga Kryeministri.“Italia me siguri do të ndryshojë shpejt dhe për mirë falë energjive të reja dhe kurajos së jashtëzakoshme të Mateo Rencit, edhe Europa mund të ndryshojë shpejt dhe ashtu siç duam falë socialistëve europianë, duke u bërë më e sigurt dhe duke sjellë më shumë mirëqënie dhe barazi për të gjithë. Shqipëria ka nevojë për Europën, por Europa sot ka nevojë për cdo shqiptar që në Itali mund të votojë për Partinë Demokratike italiane dhe për Martin Schulz si president i ardhshëm i KE. Prandaj dhurata më e bukur që cdo shqiptar mund ti bëjë sot vendit tonë është të mos e humbë shansin për të zgjedhur”.“ Partia Socialiste Europiane ka këto objektiva dhe e di që mund ti arrijë sepse çdo gjë nis nga një zgjedhje”.Zgjedhjet ne PEÇdo shtet ka sistemin e tij elektoral për zgjedhjet në PE, që bazohet në një listë rajonale, si në rastin e Francës, apo kombëtare, si në rastin e Spanjës. Në bazë të popullsisë së çdo vendi përcaktohet edhe numri i eurodeputetëve që ky shtet delegon në Parlamentin Europian.Gjermania është shteti me popullsinë më të madhe, rreth 82 milionë banorë dhe ka 96 mandate eurodeputetësh, ndërsa Malta vetëm 6 të tillë.Numri total i anëtarëve të parlamentit europian është 751. Prej vitit 1979 kur u zhvilluan zgjedhjet e para europiane, numri i eurodeputetëve është shtuar me 50%, por pjesmarrja në votime ka ardhur gjithnjë në ulje.Një nga avantazhet e të qënit eurodeputet është anëtarësimi në një grupim të caktuar politik, i cili përkthehet në një hapësirë më të përshtatshme pune, në më shumë kohë për të folur në Parlament dhe më shumë fonde në dispozicion.Pas marrjes së detyrës, Presidenti i Komisionit do të negociojë me të gjitha vendet anëtare, të cilat duhet të nominojnë një individ për t’u përfaqësuar në qeverinë e Unionit, e cila më pas do të marrë edhe aprovimin formal të Parlamentit.