Projekti për ujin e pijshëm, Haxhinasto merr pjesë në fillimin e punimeve
Durrës- Projekti i ri në kuadër të kredisë prej 85,3 milion Euro të Bankës Botërore për Ujësjellës-Kanalizimet, pritet që të sigurojë një furnizim prej 24 orë të qytetit të Durrësit dhe zonës turistike.Ne ceremoninë e fillimit të punimeve për realizimin e këtij projekti, ka marrë pjesë dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili midis të tjerash ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti sa i përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm por edhe reformimit të Ujësjellës -Kanalizimeve.Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re të furnizimit me ujë të pijshëm që kalon nga zona bregdetare, investime në sistemin e kanalizimeve, ndërtimin e 3 stacioneve të reja të pompimit të ujit që pritet të rezultojnë me një furnizim prej 24 orë ujë të pishëm me një prurje mesatare prej 600 litra në sek./nzh/oranews online/