Atmosferë festive në Presidencë, vendoset pema natyrale, simbol i festave
Në drejtim të sheshit "Nënë Tereza", arrijmë të kuptojmë qartë atmosferën e festave të fundivitit prezente në rrugët e Tiranës dhe në të gjithë insitucionet përgjatë këtij bulevardi. Tashmë kjo atmosferë ndihet edhe në institucionin e Presidencës.Në derën kryesore të saj mund të shikojmë qartazi simbolin e këtyre festave, pemën e vitit të ri. Duke hyrë në këtë institucion dhe duke e parë më afër bredhin e vitit të ri, mund të kuptojmë që ndryshe nga bredhat që kemi parë, ky është natyral.Burime nga Presidenca na informuan se ky bredh është marrë nga Qafa e Malit, në zonën e Shkodrës. Me një lartësi rreth 10 metra, ai është zbukuruar në mënyrën më të thjeshtë, me dritat dhe fjongot e kuqe, simbolika e festave.Burime nga Presidenca pohuan se kjo ka qënë një dhuratë nga qarku i Shkodrës. Gjithashtu vendosja e një bredhi në ambientet e tij, do të bëhet një traditë, ku çdo vit do jenë nga qarqe të ndryshme të vendi. Pema e Vitit të Ri është vendosur në mënyrë që të shihet nga të gjithë kureshtarët dhe qytetarët e vendit.