Pronësia, TI: Ka burokraci dhe tejzgjatje të procedurave

Problemet mbi pronësinë nuk pritet të marrin zgjidhje edhe përgjatë 2013. Sipas një rasporti të TI është evidentuar se ka burokaci dhe tejzgjatje të procedurave nga agjensitë kompetente e deri në vendim gjykate edhe pse ekzistojnë 16 ligje dhe 9 instiucione përgjegjëse.Nga viti 96 deri më 2012 në gjykatë janë paraqitur 395 çështje për pronësinë ku nga këto kanë marrë zgjidhje vetëm 32 raste. Për shkak të mos gjetjes së zgjidhjes, subjektet kanë apleuar në gjykatën e Strasburgut ku numërohen 80 raste nga Shqipëria.Nga ky numër i lartë, gjykata e Strasburgut ka vendosur paraprakisht të mos pranojë për 18 muaj asnjë çështje duke ia lënë këtë detyrë gjykatave në Shqipëri.Në këtë raport janë paraqitur probleme të cilat lidhjet me ndryshimet ligjore pas vitive 90. Nga ndërtimet informale 52.000 subjekte ende nuk ka kanë përfunduar procedurat e tyre të regjistrimit dhe pagesës. Ndërsa detyrimet e shtetit ndaj aplikantëve të cilët nuk kanë fituar të drejtën e tyre është rreth 2 milion euro.