Kosovë, PDK dhe AAK, në 'luftë' për ministritë
Thonë se nuk duan t'i bëjnë presion njëra-tjetrës përmes mediave për ndarjen e ministrive, por nuk e lënë pa përmendur ministritë më të rëndësishme i synojnë t'i drejtojnë vetë.Hajredin Kuçi nga PDK-ja dhe Ardian Gjini nga AAK-ja deklarojnë se është herët të flitet për ndarjen e ministrive por lënë të kuptojnë se ato që janë më të rëndësishme do mendojnë t'i udhëheqin vet.Sipas Gjinit, përderisa AAK-ja e ka kusht postin e kryeministrit, sigurisht që ka bërë plane edhe për ministritë më të rëndësishme. Të njëjtë gjë, po në këtë rast për PDK-në, e pohon edhe Kuçi, i cili shton se ende nuk kanë folur për këtë temë.Ndërkohë burime brenda AAK-së bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë menduar edhe ministritë që duan të drejtojnë. Shumica kanë të bëjnë me forcimin e ligjit dhe ndryshimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.Këto burime thonë se po kërkojnë që së pari të themelohet një ministri e re, ajo e Energjetikës, pastaj kanë kërkuar të udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe atë të Punëve të Brendshme.Ajo që mbetet e paqartë është nëse në Kosovë do të krijohet qeveri teknike tani apo do presin deri në zgjedhjet e ardhshme.