“Kathimerini”: Në janar propozim i ri për emrin e Maqedonisë

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic në janar 2013 do të jap propozim të ri për emrin e Maqedonisë.Sipas gazetës, kjo është paralajmëruar nga kryeministri grek Andonis Samaras, pas kthimit të tij nga takimi i nivelit të lartë të BE-së në Bruksel.“Ka pasur zhvillime shumë pozitive lidhur me ngjarjet. Për herë të parë Këshilli Evropian njëzëri vendosi se zgjidhja e problemit të emrit është parakusht për fillimin e negociatave paraqasëse në BE”, deklaroi Samaras.Ai ka nënvizuar se porosia e Shkupit është shumë e qartë dhe se ata duhet të ndërmarrin hapa të vërtetë për të tejkaluar dallimet. “Janë dy butona për të hapur dyert. Njërin e kanë ata, tjetrin Evropa”, ka theksuar kryeministri grek.“Kathimerini” shkruan se në javën e dytë të janarit 2013, në Athinë do të qëndrojë për vizitë negociatori i OKB-së, Metju Nimic. Gazeta shkruan se propozimi i ri i Nimic nuk pritet të jetë më ndryshe se propozimi “Republika e Maqedonisë Veriore”.