Grubjeshiç: Kosova, kushti më i rëndësishëm politik për Serbinë
Ministrja për Integrime e Serbisë, Suzana Grubjeshiç, ka shfaqur bindjen se vendi i saj mund të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të qershorit 2013, nëse vazhdon reformat dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.“Jemi të vetëdijshëm që duhet vazhduar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ky është kushti më i rëndësishëm politik që i vihet Serbisë nga BE-ja”, ka thënë Grubjeshiç për mediat serbe.E pyetur se çfarë duhet bërë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Grubjeshiç ka thënë se duhet të zbatohen në praktikë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash ndërmjet dy palëve.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur shtatë marrëveshje në kuadër të bisedimeve teknike, por zbatimi i tyre ka ngecur.Më 10 dhjetor, ndërkaq, ka nisur të zbatohet Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në dy vendkalime të përbashkët kufitare.Bisedime për normalizim të marrëdhënieve po zhvillojnë aktualisht kryeministrat e të dyja vendeve: Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.BE-ja ka kohë që i ka vënë Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si kusht për të avancuar në rrugën e integrimeve