Masakra në Konektikat, Kosova dhe Maqedonia ngushëllojnë amerikanët

Liderët shqiptarë kanë shprehur ngushëllime në adresë të popullit amerikan dhe presidentit Barak Obama lidhur me tragjedinë e ndjeshme në një shkollë të Konektikat, ku u vranë dhjetëra veta, mes tyre rreth 20 nxënës.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime në adresë të presidentit amerikan Obama.“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë për të shtënat në shkollën fillore në Konektikat, duke lënë dhjetëra jetë të humbura të fëmijëve dhe familje në dëshpërim.Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe për dhimbjen shkaktuar familjeve dhe popullit amerikan nga kjo ngjarje e rëndë”, theksohet në telegramin e presidentes Jahjaga.Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar sekretaren Clinton për tragjedinë në KonektikatMinistri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me familjarët e viktimave, me autoritetet amerikane dhe me mbarë kombin amerikan në këto momente të vështira.“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjejnë dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve të popullit amerikan”, thuhet në telegram.Në Maqedoni, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegrami gjithashtu ka shprehur ngushëllime për Amerikën.“Lëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dhimbjen e popullit amerikan, shqiptarët e ndjejnë thellë çdo herë, por njëkohësisht edhe ndajnë hidhërimin e pafund me qytetarët e SHBA, në veçanti kur bëhet fjalë për ngjarje kaq shqetësuese ku pakuptueshëm humbin jetën fëmijë nga një akt çmendurie njerëzore siç ishte rasti tmerrues në Newtown, Connecticut. Lutjet tona i dedikohen prindërve dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë akt të tmerrshëm dhe ju sigurojmë që qëndrojmë pranë jush gjithëmonë, në çaste krenarie dhe në kohë dhimbjeje, ashtu siç qëndruat ju pranë nesh, siç edhe vet Sekretarja Klinton e theksoi në Tiranë, në 100 vitet e kaluara, por do të qëndroni edhe në 100 vitet e ardhshme, përgjithmonë”, thuhet në telegramin e kreut të BDI-së.