Tragjedi në ishullin grek, mbytet anija me 28 klandestinë
Të paktën 18 klandestinë kane humbur jeten dhe nje prej tyre ka mbijetur nga mbytja e nje anijeje ne brigjet e ishullit grek Lesvos. Rojet bregdetare nxorren trupat e pajetë te 18 personave, ndersa po vazhdojne kerkimet per te mbijetuar te tjerë. 20-vjeçari i mbijetuar konfirmoi se ne skafin e nisur nga brigjet turke drejt shtetit grek udhetonin 28 emigrantë.Ndërkaq trupat e gjetur të 18 emigrantëve të paligjshëm, të gjetur tashmë, janë të moshës 20-45 vjet. Sipas dëshmisë së djalit të mbijetuar, i cili u transferua në spital, varka e vogël indiane plastike, është nisur dje në mëngjes nga brigjet e Turqisë drejt ishullit të Mitilinit dhe në bordin e saj kishte 28 persona, duke përfshirë edhe dy trafikantët turk dhe në mes të rrugës për shkak të mbingarkesës, anija u përmbys dhe u mbyt.Ndërkaq rojet bregdetare së bashku me forcat e FRONTEX vazhdojnë kërkimet në zonë, ndërsa shuhen shpresat për të tjerë të mbijetuar për shkak të motit të ftohtë dhe me shi.