Le Point: Maqedonia, shteti që nuk ekziston

“Maqedonia, shtetit që nuk ekziston” është shkrimi i gazetës prestigjioze franceze “Le Point” të botuar ditëve të fundit që ka nxitur debate në Shkup.Gazeta franceze në në storje dyfaqëshe ka shkruar se populli maqedonas nuk ka identitet dhe andaj siç shkruhet e ka vjedhur Aleksandrin e Madh dhe në mënyrë të pafytyrë ka vjedhur edhe Nënë Terezën.Gazeta ka përshkruar fotografitë e projektit Shkupi 2014 dhe politikën nacionaliste të kryeministrit aktual Nikolla Gruevski, përmes vjedhjes së figurave historike antike, që janë edhe simbole kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë greke.Shkrimi i gazetës franceze është cituar nga shumë media greke, ndërsa mediat proqeveritare në Maqedoni kanë fshehur publikimin e tij dhe faktet që sjellë kjo gazetë prestigjioze franceze.