Berisha përshëndet vendimin e FIFA-s për Kosovën
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e një dite më parë të FIFA-s, e cila i dha ok Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore në futboll,. Përmes rrjetit social Facebook, Berisha vlerëson se Kosova ka disa yje ne ekipet e medha te Europes, por dhe jashte saj.“Me gezoi lajmi i mire qe erdhi nga Tokio. FIFA vendosi qe ekipet e Kosoves ne futboll mund te zhillojne ndeshje miqesore nderkombetare. Kosova ka disa yje ne ekipet e medha te Europes por dhe jashte saj, keshtu se shpejti do te ndjekim ndeshje qe do te na mahnisin dhe bejne shume krenare. Une pres me padurim te ndjek, sebashku me mijera fansa kuqezi, ndeshjen e pare” shkruan Berisha.Të premten Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi të lejojë Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore në futboll, por duke vendosur disa kufizime. Në vendimin e Komitetit, që u mblodh sot në Tokio, thuhet se futbolli kosovar për të rinj, amatorë, skuadrat e femrave dhe klubet e Superligës së Kosovës mund të luajnë ndeshje miqësore me skuadrat e tjera, por jo përfaqësuesja e parë.Kosova nuk është anëtare e FIFA-s. Që Federata e Futbollit të Kosovës të anëtarësohet në organizmin ndërkombëtar të futbollit më parë duhet që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, ashtu siç është parashikuar në statutin e FIFA-s.Në takimin e 21 majit të këtij viti FIFA fillimisht miratoi kërkesën e Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore pa kushtëzime, por pas protestave të federatës serbe të futbollit dhe kreut të UEFA-s Michelle Platini, vendimi u pezullua dhe një vendim më specifik u kërkua nga Komiteti Ekzekutiv.