Chelsea gati për përforcime

Pasi ndërroi stolin e ekipit duke larguar Roberto Di Matteon dhe afruar Rafa Benitez, Roman Abramovich nuk do të ndalet së shpenzuari për të përforcuar Chelsean e tij në muajt e ardhshëm. Sipas asaj që raporton "Daily Mail", "Blutë" e Londrës po interesohen që të kompletojnë repartin e avancuar që këtë vit nuk ka bërë më të miren e mundshme për të most hë që ka qenë më i dobëti deri më tani.Sipas kësaj të përditshme britanike thuhet se drejtuesit e skuadres së Chelsit po përpjekse të fuqishme që në muajn janar ti bashkangjisin skuadres së tyre një emert të madh të futollit botëror përsa I përket repartit të sulmit. Emrat që po qarkullojn në oret e fundit në kampin londinez janë Radamel Falcao dhe Gonzalo Higuain.I pari është një nga më të miret për momentin në këtë repart dhe këtë fakt e tregoi edhe në ndeshjen e fundjaves ku arriti të shënojë plot pes gola për skuadren e tijë në ballafaqimin me Deportivos në La Liga. Ndërsa i dyti është një lojtar kyç te real madrit dhe te kombëtarja e Argjentines.Chelsea është vënë në kërkim të një sulmuesi të mirëfilltë goli duke parë që Torres dhe Sturridge nuk janë në formë optimale, dhe nuk po arrinë të gjejn në mënyrë të rregullt rrugen e rrjetes.Javët e fundit, presidenti rus i Chelsea ka dërguar emisarë të tij në Madrid për të ndjekur nga afër të dy sulmuesit që flitet se mund ti bashkohen blove të londres që në merkaton e janarit e cila tashmë nuk është shumë larg. Haja zyrtare e saj do të na bëjë me dije se cili do te jete revulucioni që drejtuesit po mendojn te realizojn ne kete repart. Me ardhjen e njërit nga sulmuesit e sipërpërmendur atëher Torres duket se nuk do te jet më pjes e skuadres Londineze.