De Jong vë në lëvizje drejtuesit e Milan
Dëmtimi i mesfushorit holandes De Jong në radhet e skuadres së Milan ka vënë në lëvizje drejtuesit të cilet kërkojnë zëvendësuesin e tij. Sipas mediave italiane dhe stafit mjeksor të skuadres kuq e zi mendohet se dëmtimi i De Jong mun ti kushtojë atij të gjithë sezonin. Duke u nisur nga ky fakt që ai nuk mund të rikthehet deri në fund të atëher po medohet transferimi i mesfushorit të romes Daniele de Rossi.Mesfushori verdh e kuq shihet si alternativa më e mire e mundshme për të pasuar De Jong. De rosi nuk po kalon momente të lumtura te skuadra e Zeman pasipasi në pjesen më të madhe ai po ngroh stolin e kësaj skuadre se po aktivizohet.Duke parë këtë situatë, Milani i ka hapur dyert De Rossit për një kalim të mundëshëm që në merkaton e janarit. Transferimi i tijë në milanelo do të ishte dhurata më e mirë që berluskonim dhe galiani mund ti bënin teknikut Alegri për fazen e dytë të sezonit.Berlusconi dhe Galiani po përgatisin tashmë planin për të arritur këtë qellim ndërsa pritet hapja zyrtare e merkatos dimërore për të mësuar më shumë rreth këtij projekti.Skuadrat që kërkojnë shërbimet e mesfushorit Italian janë të shumta duke filluar nga Manchester Sitit, Real dhe PSG. Këta të fundit kanë konfirmuar në oret e fundit se tashmë nuk janë më të interesuar për mesfushorin Romak. Rivaliteti për të marrë një nga mesfushoret më të mirë të momentit pritet të jet shumë i madh ndërsa mbetët të shohim se cila do të jet e ardhmja e daniele De Rosit dhe fanella e re që do të vesh kryeqytetasi Italian.