Vakanca në KLD, Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi anëtarët e rinj
Konferenca Gjyqsore Kombëtare ka zgjedhur dy anëtarët më të rinj të KLD,Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi, të cilët zëvendësojnë në këtë pozicion Dhurata Haverin dhe Shkelqim Mirin.
Artan Broci arriti të zgjidhej që në raundin e parë ku arriti të siguronte 201 vota, ndërsa Haxhalushit iu desh të fitojë balotazhin me Zegjine Sollakun në raundin e dyte duke marrë 199 vota kundrejt 113 të Sollakut.
Për rreth dy orë pati edhe vonesa për të percaktuar se nëse gjyqatri duhet të merrte 50 plus 1 të gjyqtarëve që votonin në sallë apo gjyqtarëve në rang republike dhe në fund u vendos se kandidati duhet të merrte me shumë se 50% të votave të gjyqtarëve në shkallë republike, të cilët janë 378.
Menjëherë pas shpalljes si fitues Artan Broci u shpreh tepër i emocionuar, duke shtuar se prioritet i tij do të jetë rritja e besimit tek KLD.
Konferenca Gjyqsore Kombëtare i zhvilloi punimet e saj për dy ditë me radhë, ku në ditën e parë dhanë mesazhin e tyre për drejtësinë Presidenti, Ministri i Drejtësisë dhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë. Ndërsa në të dytën konkuruan ndërmjet tyre 7 gjykatës të apelit për dy vende vakante në KLD.