"Mbretëresha Geraldinë", Berisha: Mjekët kontribut për uljen e mortalitetit foshnjor
Mortaliteti foshnjore në Shqipëri 8.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla ndërsa vdekshmëria amtare shënon 5.8 vdekje në 100 mijë lindje.Krahasuar me 5 vite me parë, vdekshmëria është 7 deri në 8 herë më e ulët. Për këto 2 arsye, Kryeministri Berisha e konsideroi sitemin shëndetësor në vend si arritje dhe përkrahë vendeve të zhvilluar.Materniteti mbreterësha Geraldin festoi 70 vjetorin e krijimit. Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo si dhe drejtori i materniteti Halim Kosova thanë se në këtë spitalobstetrik gjinekologjik është shkruar historia më e bukur e njeriu dhe e sistemit shëndetësor.Nëpërmjet një dokumentari u kujtua puna dhe personazhet, mjekët të cilët kanë dhënë një kontrbut të madh në këtë maternitet duke nisur nga mjekët e parë që shërbyen 70 vite më parë e për të ardhur në stafin mjekësor që shërben sot.