Oruc:Lufta anti-korrupsion jo vetëm në letër por edhe në praktikë

Referuar raportit të TI për korrupsioni në vend, ku Shqipëria ka marrë një not negative, PNUD në Shqipëri dhe Universiteti Europian ka organizuar një forum për të inkurajuar studentët për mos u bërë pre e abuzimeve apo mitmarrjeve.Drejtoresha e PNUD Yesim Oruc tha se lufta antikorrupsion nuk duhet shpallur vetëm në konventa por edhe në praktikë."Lufta antikorrupsion është e qartë në kovenstat për të drejtat e njeritu që shtetit e njohin. Por kjo nuk mjafton, qytetarët për të luftuar atë duhet të jenë më aktiv po ashtu edhe strategjitë e korrupsionit të hartuar nga shteti" tha Oruc.Rektori i Universitetit Europian Tonin Gjuraj tha se edhe programet mësimore duhet të rishihen për ti dhënë studentit një material më të qartë se çfarë është korrupsioni dhe si luftohet ai."Arsmi ka një rol kryesor në forminin  e shoqërisë. Programet dhe kurrikual jo gjithmonë japin një ide të qartë se cfarë është korrupsioni dhe si luftohet ai. Ne bëjmë mjaft lëndë se çfarë është korrupsioni por asnjë herë nuk e kemi parë si çështje morali dhe teknikat e antikorupsionit duhet të jenë më të përfshira" tha ai.Sipas të dhënave të PNUD në botë 1 trilion dollar shkojnë në afera korrupstive pse e thënë më qartë 70% të prodhimit të brendshëm bruto.