Shqipëria njeh opozitën siriane si përfaqësuese legjitime
Shqipëria njeh opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian“Kryeministri Sali Berisha informon se Shqipëria vendos të njohë opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian” thuhet në një deklaratë të publikuar sot në faqen zyrtare të Kryeministrisë.Gjithashtu kryeministri i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian.Sipas tij, Shqipëria do të japë një ndihmë prej 100 mijë dollarësh për refugjatët sirianë në Turqi dhe është e gatshme të çojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre.Ndërkohë tre ditë më parë Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se njohin koalicionin e sapo-formuar sirian të grupeve opozitare, një lëvizje që synon shtimin e trysnisë kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.Presidenti amerikan Barak Obama ka theksuar se koalicioni i ri opozitar është mjaft përfaqësues dhe mund të shihet si përfaqësues legjitim i popullit sirian, përkundrejt regjimi të Assadit.