PS:Berisha, jo transparent në deklarimin e pasurisë

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha për mungesë transparence në deklarimin e pasurisë.Në një konferencë për shtyp, deputeti socialist Taulant Balla theksoi se kryeministri Berisha ka fshehur burimin e të ardhurave dhe nuk ka paguar tatime.“Totali i përfitimeve të tij dhe kursimeve kryeministri i vendit i shton 10 milionë lekë kesh të ardhura të shkruara me dorë pas asnjë sqarim se ku është siguruar e ardhura. Pra përvec të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat brenda apo jashtë, Sali Berisha në deklaratën e tij na deklaron 10 milionë lekë të ardhura kesh duke mos respektuar ligjin për deklarimi ne zyrtarëve të lartë që kërkon deklarimi ne ardhjes së parasë. Duhet ë deklaruar burimi, por e pyes a ke paguar tatim dhe e ke paguar tatim për këto të ardhura, ndërsa prej vitesh qeveria bën thirrej për mos mbajtjen e parave kesh ai ka një thes me para kesh në shtëpi nuk dihet origjina, por dihet vendndodhja”, theksoi Balla.Balla paralajmëroi se në ditët në vijim PS do të vijojë me denoncimin e pasurisë marramendëse të “bllokmenëve” të rinj të PD-së duke nisur nga anëtarët biologjikë të Berishës deri tek ato partiakë.