Tiranë, zjarr në një banesë, vdes e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 11:13
Një e moshuar ka humbur jetën pasi është djegur nga pakujdesia. Zjarri ka rënë në afërsi të qendrës Shëndetësore në Kombinat.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve por nuk kanë mundur të shpëtojnë nga vdekja të moshuarën.80-vjeçarja Feride Malaj jetonte e vetme në vendin e quajtur "Pallati i beqarëve".Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje shprehen se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e të moshuarës.Ndërkohë policia ka deklaruar se e moshuara ka paraqitur probleme psikologjike ndërkohë që po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes