Rama: Mesazhet e ambasadorit Arvizu për nacionalizimin, këmbanë alarmi
Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu për retorikën nacionaliste që po përdoret ditët e fundit në Shqipëri.Sipas Ramës,mesazhi i ambasadorit të SHBA-së për përçartjet nacionaliste janë një këmbanë alarmi ndërsa shtoi se Bashkimi Kombëtar duhet të bëhet përmes rrugës së re të Europës.“Bashkimi Kombëtar s`vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv. Shqiptarët janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirëkuptimit europian. Kurrë s`mund ti cënojmë këto me politika të vjetra rrënuese. Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s`kanë më vend në rajonin tonë" ka shkruar Rama.Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka kërkuar sot nga drejtuesit politikë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm në deklaratat nacionaliste që përcjellin.