Artan Broci zgjidhjet anëtari më i ri i KLD-së

Artan Broci është anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Konferenca Gjyqësore Kombëtare ka votuar për dy nga shtatë kandidaturët për vendet vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. 

Mësohet se Artan Broci ka marrë 201 vota ndërsa Astrit Haxhialushi mori 182 vota dhe për t'u zgjedhur anëtar i KLD duhen mbi 200 vota. 

Konferenca Gjyqësore pritet të vendosë nëse do të rivotojë apo jo për kandidatin e KLD,Astrit Haxhialushi Gjyqtarët Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi të cilët i përkasin trupave gjyqësore të Apelit në Tiranë, zëvendësojnë Dhurata Haverin dhe Shkëlqim Mirin, të cilëve u ka përfunduar mandati 5-vjeçar i anëtarit të KLD-së.