Gjermeni: Situata në vend e papranueshme, qeveria e shurdhët
Partia Socialiste ka deklaruar sot se gjendja akutale në vend është e papranueshme dhe se qeveria është e shurdhët para problemeve që kanë sot qytetarët.Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni ka akuzuar qeverinë se ka hequr nga censusi të dhënat për papunësinë për ti hedhur hi syve shqiptarëve për një realitet që jetojnë çdo ditë.“Kryeministri që urdhëroi heqjen nga Censusi të kapitullit të papunësisë, për të fshehur se papunësia në vend prek më shumë se 1 milion të papunë, për tu hedhur hi syve shqiptarëve për një realitet që e jetojnë përditë. Ky është një tjetër skandal madhor që i duhet faturuar këtij pushteti të korruptuar”, tha ajo.Sipas saj në të gjithë Tiranën është rritur papunësia dhe krimi po rritet në nivele kritike. "Problemet e qytetit sa vijnë e shtohen si pasojë mospërfilljes kriminale të pushtetit. Me dy mandate të vjedhur, qeveria qendrore dhe lokale vazhdon të mbetet e shurdhër përpara problemeve dhe nevojave të qytetarëve”, shtoi Gjermeni.