BB, 31 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Bujqësia shqiptare merr mbështetje prej Bankës Botërore në shumën e 31 milion eurove. Marrëveshja u nënshkruar prej ministrit të finacave Ridvan Bode dhe përfaqësuese së Bankës Botërore në Shqipëri Ksenia Lvovsky. Ministri i financave deklaroi se kjo kredi do të ndikoj në rritjen e sektorit bujqësor në vend.Ndërsa përfaqësuesja e Bankës Botërore Ksenia Lvovski u shpreh se mbështetja e bujqësisë është e rëndësishme sidomos në kohë në krize.“Banka Botërore do të mbështes një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë në Shqipëri sic është bujqësia.Mbështetja e këtij sektori në kohë krize është akoma më i rëndësishëm.Mendoj se ky projekt do të ndikoj në rritjen e prodhimit bujqësor në vend. Mbi 80 mijë fermerë përfshirë dhe 5 mijë gra do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky projekt.Gjithashtu projekti do të përmirësoj sigurinë e digave dhe do të ndihmojë  në adresimin e ndikimeve klimatike duke zvogëluar rrezikun nga përmbytjet”Në këtë projekt ka kontribuar edhe qeveria suedeze me një fond prej afër 4 milion euro.