Premier League çaste dramatike midis United dhe City-t
Në kampionatin Anglez ndeshja më e rëndësishme e javes ka qenë derbi i Manchesterit që u fitua nga Junajtid në fushën e Mançester Sitit në mënyrën më dramatike të mundshme, në minutat shtesë të ndeshjes. Me këtë fitore djat britanik hakmerren disi për titullin e humbur në sezonin e kaluar përballë "kushërinjve". Në një ndeshje shumë të luftuar, rezultati 3-2 i ndeshjes është vulosur pas një përballje spektakolare që ka dhuruar emocione të shumta deri në vërshëllimen e fundit të arbitrit. Mançester Siti, para tifozëve të vet, ka dominuar që në minuat e para, duke krijuar raste dhe duke u përpjekur të gjejë rrugën e rrjetës. Por nga ana tjetër Mançester Junajtid është treguar mjaft cinik dhe ka gjetur shpejt dy herë rrjetën me Uejn Runin në të vetmet raste që ka patur në pjesën e pare. Sulmuesi Anglez ka treguar se nuk ka humbur nuhatjen e golit dhe se në ndeshjet kundër Sitit jep më të mirën e tij.Pjesa e dytë, e filluar mes gabimeve të gjyqtarit dhe polemikave të vazhdueshme, ka sjellë fillimisht shkurtimin e diferencës nga Jaja Ture, ndërsa kur mbeteshin edhe 4 minuta deri në fundin e sfidës, Zabaleta vendosi barazpeshën me një gjuajtje në hyrje të zonës. Atëherë kur mendohej se do të vinte goli për skuadren e Sitit, djemt e ferguson befasojnë përsëri duke shënuar edhe golin e fitores në minutën e 93-të me anë të Robin Van Persi, goditja e dënimit e të cilit devijohet nga Nasri dhe përfundon pas krahëve të Hart.Pas këtij goli në stadium ka tension nga ana e tifozërisë vendase që akuzojnë portierin Hart si fajtor për golin e tretë ndërsa Ferdinand dhe Runi goditet me monedha gjatë lojes. Junaitet fiton ndeshjen ndaj rivalit direket dhe shkëputet 6 pikë në renditje larg Sitit.