Supersfida Inter - Napoli dhe Serie A
Supersfida e javes së 16 në kampionatin Italian ka qenë padyshim ajo mes Interit dhe Napolit që ka përfunduar me rezultatin 2-1 për zikaltrit. Të besuarit e Starmacionit kanë arritur të marrin tre pikë të rëndësishme përballë një rivali direkt duke mundur Napolin dhe duke u kthyer në në rivalin kryesor të Juventusit në luftën për titull. Ndeshja vendoset praktikisht në pjesën e parë kur Interi tregohet cinik dhe shënon në dy gjuajtjet e vetme të rrezikshme në portë, me anë të Guarin dhe Milito. Në pjesën e dytë, talenti Insinje udhëheq napolitanët duke rritur ndjeshëm lojën e tyre ndërsa Kavani shkurton diferencën në 2-1. Ndeshja bëhet entuziazmuese, por Handanoviç arrin të bëjë mrekulli të njëpasnjëshme ndaj sulmuesve napoletanë duke mbrojtur këtë fitore shumë të rëndësishme, në një sfidë ku ndoshta rezultati më i drejtë do të kishte qenë barazimi.Gjithsesi, tashmë është e qartë se Interi nuk mund të fshihet më dhe ta cilësojë veten surprizë, pasi në këtë sezon, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që zikaltërit janë skuadra e vetme që mund të rivalizojnë me Juventusin deri në fundt.Këta të fundit ka arritur të marrë tri pikët në transfertën e vështirë të Palermos në ndeshjen që shënoi kthimin e Antonio Konte në pankinën e bardhezinjve. Për të zgjidhur këtë ndeshje të komplikuar ka mjaftuar një gol i Litshtajner në minutën e 49-të të ndeshjes, pasi deri në ato momente, portieri shqiptar Samir Ujkani kishte mbrojtur mjaft mirë katërkëndëshin nga sulmet e kampionëve të Italisë. Në këtë mënyrë, Juventusi vazhdon i qetë kryesimin i vetëm në renditje, pa u shqetësuar shumë nga skuadrat që e ndjekin. Grupit të kreut po tenton t'i afrohet edhe Milani, që ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën kundër Torinos me rezultatin 4-2. Kjo ndeshje ishte shumë domethënëse për kuqezinjtë, që treguan semund të reagonin pas golit të avantazhit të kundërshtarëve të shënuar nga Rosina. Robinjo, Pacini, Noçerino dhe i zakonshmi El Sharaui ishin autorët e golave për kuqezinjtë që tashmë janë rikthyer në form dhe po ngjisin shkallet e renditjes me hapa galopant. Kuq e zinjtë të drejtuar nga trajneri Alegri tashmë jan në vendin e 7 në renditje 10 pikë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Inter. Vizitat e njëpasnjëshme të Berluskonit në stërvitje duket se kanë ngritur moralin e skuadres që në ndeshjet e fundit në kampionat njeh vetem fitore. Në javen e 16 të serisë A janë luajtur edhe këto takime:Atalanta 2 - 1 Parma Roma 4 - 2 Fiorentina 9 Dhjetor 2012 Cagliari 0 - 2 ChievoPalermo 0 - 1 JuventusPescara 2 - 0 GenoaSiena 1 - 3 CataniaTorino 2 - 4 AC MilanInter 2 - 1 NapoliNdersa sot mbyllin javen e 16 te serise A keto dy takime. 19:00 Sampdoria ? - ? Udinese 21:00 Dhe Bologna ? - ? Lazio