Milani gjithnjë e më i sigurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2012, 16:59
Rossonerët po mësohen me fitore në Serie A. Kësaj radhe ata mposhtën Torinon në udhëtim me rezultat 4-2.Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Santanas (28’), por pa përfunduar pjesa e parë, Robinho e barazoi rezultatin (40’).Në gjysmën e dytë, mysafirët dominuan. Fillimisht, Antonio Nocerino shënoi për ta kaluar Milanin për herë të parë në epërsi (53’).Në vazhdim, Giampaolo Pazzini (62’) dhe Stephan El Shaarawy (76’), ngritën epërsinë në 4-1.Megjithatë, ekipi ku luan Migjen Basha nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një herë me anë të Rolando Bianchit (80’).