Hollandë / Van Basten do të drejtojë AZ-në
Marko Van Basten do të jetë trajneri i AZ Alkmarit sezonin tjetër. Akordi është arritur për dy sezone dhe do të bëhet publik javën tjetër sipas mediave holandeze. Van Basten do të zëvendësojë në detyrë veteranin Dik Advokat.Ish-sulmuesi i Ajaksit dhe Milanit, aktualisht 49 vjeç, do të largohet nga posti i teknikut të Herenvenit në qershor. Në fakt ai ka deklaruar që në janar që nuk do të rinovojë me klubin.Nga ana tjetër, Advokat gjithashtu deklaroi se nuk do të vazhdonte më me AZ-në pasi ekipi u eleminua në çerekfinalet e Europa Ligës nga Benfika.Van Basten e filloi karrierën e tij si trajner në ligat e ulëta të Holandës në 2003. Një vit më vonë u emërua trajner i kombëtares holandeze, detyrë që e mbajti deri në 2008. Më pas qëndroi disa vite pushim derisa firmosi për Herenvenin.