Spanjë / Kosta: Falë zotit nuk kisha gjë serioze. Jam mirë dhe plot dëshirë për të luajtur
Sulmuesi spanjollo-brazilian i Atletiko Madridit, Diego Kosta, ka folur për aktualitetin në kampin kuqebardhë në një intervistë për faqen e internetit të klubit.Afrimi i fundit të sezonit “Jemi në një muaj shumë vendimtar, e dimë që po luajmë gjithçka në këtë moment. Ekipi e ka mentalitetin, forcën dhe bindjen për të dhënë maksimumin”.Ndeshja kundër Elçes “Trajneri na ka thënë që kjo ndeshje është si finale, ndaj ne duhet të luajmë si në një finale sepse takimi është shumë i rëndësishëm. Kundërshtari ka ekip të mirë dhe të vendos në vështirësi por ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Në shtëpi bashkë me tifozët jemi shumë të fortë”.Dëmtimi në Getafe “Jam mirë. E vërteta është që u tremba shumë, por falë zotit nuk ndodhi asgjë. Kam shumë dëshirë për të luajtur në këtë takim”.