Skënderbeu / Një muaj për t'u harruar, korçarët kërkojnë kthesën

Katër ndeshjet e fundit kanë qenë një goditje e madhe për Skënderbeun i cili ka pësuar një "ngërç" nga i cili nuk po del dot.Humbja me Vllazninë , Tiranën dhe dy herë me Vlorën nuk mund të kapërdihet lehtë në kampin korçar.Drejtuasit kanë analizuar gjithçka ka ndodhur dhe i kanë kërkuar lojtarëve që të hedhin çdo gje mbrapa dhe të rikthehen sa më shpejt tek fitorja.Në fundjavë Skënderbeu do të presë në shtëpi Besën e Kavajës dhe kusht i vetëm ështe fitorja për të normalizuar disi situatën. Për të motivuar sadopak futbollistët dhe tifozat, presidenti Takaj ka vendosur që hyrja për ndeshjet e mbetura të jetë falas.Skënderbeu udhëheq Superligën Shqiptare i shkëputur 5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë dhe do të mundohet të mos bëjë më hapa fals.