Juventus mund Udinezen dhe hipotekon titullin
Juventus ka arritur një fitore shumë të rëndësishme sonte në "Friuli" përballë Udinezës, pavarësisht se luanin në transfertë."Bardhezinjtë " e Contes me fitoren e sotme janë vetëm një hap larg titullit të 3-të rradhazi në kampionat.Për të likujduar Udinezen kanë menduar fillimisht Giovinco dhe më pas Llorente duke shënuar te dy golat në pjesën e parë, saktësisht në min e 16 dhe 26.Një ndeshje e dominuar totalisht nga Juventus i cili nuk i dha për asnjë moment mundësinë kundërshtarit për të treguar më të mirën.Takimi Udineze - Juventus ishte i fundit për javën e 33 të Serisë A, dhe Juventus e shikon veten në krye me 87 pikë i shkëputur plot 8 pikë nga ndjeksi më i afërt që është Roma.Ndërkohë Udineze ndodhet në një pozicion të qetë dhe nuk rrezikon rënien.Kur kanë mbetur dhe pak jave nga fundi i kampionatit, Juventus mund të quhet me plot gojë kampion i këtij sezoni.