Partizani / Mazrekaj problematik, drejtuesit i ngejnë tonet

Nuk ështe hera e parë që futbollisti kosovar i Partizanit, Mentor Mazrekaj  bëhet çështje tek klubi i kuq.Mazrekaj ka munguar sërish në stërvitjen e fundit që trajeri Sampaio ka zhvilluar me skuadrën. Futbollisti pretendon se ai po kalon një dëmtim i cili nuk e lejon të stërvitet me pjesën tjetër të grupit.Mazrekaj ka pasur të tilla probleme me drejtuesit dhe më përpara. Kosovari është një futbollist që i pëlqën shumë jeta jashtë fushe dhe herë pas here kërkon lejë nga klubi madje duke e tepruar.Presidenti Gaz Demi ka folur shkurtimisht reth kësaj situate. " Mazrekaj është një nga futbollistët më të paguar tek ekipi jonë, sjelljet e tij ndonjëherë janë të çuditshme, ne nuk mund të tolerojmë këtë gjëndje." - e ka mbyllur deklaratën e tij presidenti Demi.