Teuta / Idi Batha, lojtari i momentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 14:53
U afrua tek Teuta në merkaton e Janarit në këmbim të katër lojtarëve dhe deri në këto momente ka treguar që ka qenë një përforcim me shumë vlerë për durrsakët.Mesfushori i kombëtares U21 Idriz Batha, ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Teutën duke u shëndruar në një lojtar kyç për këtë ekip. Një lojë e cila sa vjen dhe përmirsohet, Batha edhe pse në rolin e mesfushorit ka arritur të shënojë gola me peshë për ekipin e tij.Idi Batha është vetëm 21 vjeç dhe ka treguar se është një futbollist tek i cili mund të investohet pa problem.Forma e tij është e shkëlyer dhe po konfirmohet si një nga futbollistët më cilësorë në Superligën Shqiptare.