Haxhiosmanoviç: Nuk ka mbaruar, Vllazninë e presin sfida të vështira
Trajneri i Vllaznisë, malazezi Haxhiosmanoviç flet për situatën e ekipit të tij Vllaznia duke qëndruar me "këmbë ne tokë" dhe duke treguar se ekipi i tij rrezikon ende rënien nga Superliga."Ky është një kampionat i "egër", ekipi im po luan mirë dhe fati na ka ndihmuar për të arritur rezultate shumë të mira të cilat na kanë qetësuar disi.Kurrësesi nuk mund të themi që jemi të shpëtuar, deri në përfundim na presin dhe 5 ndeshje të vështira të cilat duhet ti përgatitim sa më mirë dhe të japim maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë.Ekipi im është i qetë dhe nuk ka presion, shpresojmë që fati të jetë me ne dhe do të futemi në çdo ndeshje për të fituar, këtë do ta provojmë që këtë javë kundër Kastriotit pasi është një kundërshtar që nuk mund të zhvlerësohet".I pyetur nësë do vazhdojë edhe vitin tjetër me Vllazninë Haxhiosmanoviç përgjigjet: "Shpëtojmë njëherë këtë vit dhe pastaj vendosim me gjakftohtësi për të ardhmen."