Seria A / Milan, Honda dhe Muntari mund të kthehen ndaj Livornos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2014, 20:53
Mungesat e Hondas dhe Muntarit në ndeshjen e djeshme kundër Catanias kanë shqetësuar disi trajnerin Sedorf i cili dëshiron që në ndeshjet e ardhshme t'i ketë në dispozicion këta dy futbollistë, pasi i cilëson si pika shumë të rëndësishme por momentin e mirë që po kalon ekipi i tij.Pas vizitës së fundit që kryen sot këta dy futbollistë, morrën përgjigje pozitive dhe në ndeshjen e rradhës kundër Livornos, Sedorf do të mund t'i ketë të dy të gatshëm.Milan po kalon një moment shumë të mirë në ku ka arritur 4 fitore rradhazi në kampionat dhe kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive për të kapur dhe një vend që do t'i mundësonte pjesmarjen në Europa League.