Skënderbeu dhe Flamurtari rivalë...? Gjika poston foto me Shkëmbin në "facebook"

Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Flamurtarit këto vitet e fundit ka qenë shumë i madh dhe gjithmonë kur janë ndeshur këto dy ekipe ka pasur plot ngjarje te pakëndshme.Pas ndeshjes së luajtur të dielën në Vlore ku Skënderbeu humbi 1-0, gjendja ishte po e njejtë dhe tifozat e Famurtarit nuk kane pushuar se ofenduari lojtarët e Skenderbeut gjatë 90 minutave, sidomos kapitenin Bledi Shkembi.Kryebashkiaku i Vlorës njëkohësisht dhe Presidenti i ekipit të Flamurtarit ka postuar mbrëmë në profilin e tij në "facebook" një foto me kapitenin e Skënderbeut Bledi Shkëmbin.Në postimin që bëri në profilin e tij Shpëtim Gjika shkruan: "Me kapitenin e Skënderbeut, Bledi Shkëmbin, personalitet i futbollit në Shqipëri, dhe shembull i kulturës qytatare korçare".