Seria A, mbyllen takimet e orës 15:00, nuk ka surpriza

Mbyllen takimet e luajtura në orën 15:00 në Seria A. Takimi më i rëndësishëshëm i kësaj ore ai mes Sampdorias dhe Interit  është mbyllur me fitoren e thellë të "zikaltërve" 0-4.Inter kështu le pas momentin negativ dhe mer një fitore me vlera e cila do ta ndihmojë për të arritur objektivin "Europë". Në takimet e tjera Napoli ka mposhtur Lazion 4-2 ku protagonist është bërë Lorik Cana i cili është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë ekipin me 10 lojtarë.Napoli qëtëson pozitat në vendin e 3-të ndërsa Lazio me këtë humbje rrezikon sezonin pasi do ngelej jashtë zonës së "Europa League"Fitore e rëndësishmë dhe për Fiorentinën e cila triumfon me spektakël 3-5 në fushën e vështirë të Veronës. Torino mund Genoan 2-1 dhe Livorno mundet 2-4 në fushën e vet nga Chievo duke rrezikuar shumë rënien në Serinë B.Në orën 20:45 do të kemi mundësi të ndjekim takimin e fundit të javes së 33 ku Milan do të presë në 'San Siro" Catanian.