Ndeshje e "çmendur" Liverpool mposht Cityn 3-2 dhe konfirmohet në krye

Ka përfunduar 3-2 në "Anfield Road" ndeshja mes Liverpool dhe Manchester City. Të kuqtë e Liverpool me fitoren e arritur sot kapin kuotën e 77 pikëve duke u konfrimuar si ekipi pretendent kryesor për të fituar 'Premier League".Ndeshja ka nisur me spektakël ku në minutën e 6 vendasit kalojnë në avantazh me Sterling. Dyfishimi i rezultatit do të vinte në minutën e 26 me mbrojtësin sllovak Skrtel.2-0 mbyllet pjesa e parë dhe duket sikur kjo ndeshje do të fitohej me goleadë nga Liverpool. Të besuarit e Pelegrinit shfaqen krejtesisht ndyshe në pjesën e dytë. Në minutën e 57 Silva ngushton diferencat duke e cuar rezultatin në 2-1 dhe dhjetë minuta më vonë do të jetë Aguero i cili do të barazojë.Reagimi i Liverpool ka qenë i menjëhershëm. Braziliani Coutinho, do të shënonte përsëri për "Reds" dhe do të çonte rezultatin në 3-2. Fitore e madhe per Liverpool i cili e sheh veten ne krye të "Premier League" ndërsa Machester City vazhdon të mbetet në kuotën e 70 pikëve dukë ruajtur vendin e 3-*të.