Kukësi - Kastrioti 2-1, kuksianët fitojnë dhe "trembin" Skënderbeun
Një fitore me "zemër në dorë" ajo e arritur nga Kukësi sot përballë Kastriotit, në stadiumin "Zeqir Ymeri".Ndeshja dukej e lehtë për Kukësin në letër por fusha tregoi krejt të kundërtën. Pjesa e parë ka qenë një pjesë pa shumë raste dhe e luajtur kryesisht nga Kuksianët. Pjesa e dytë do të kishte një tjetër fytyrë.Kastrioti reagon dhe bën surprizën në minutën e 65 me Da Silvan duke kaluar në avantazh. Vetëm një minutë do zgjaste gezimi i krutanëve pasi Cikalleshi do te barzonte rezultatin. Minutat e mbetura shoqërohen me përpjekje të kuksianëve për të shenuar por goli do të vintë vëtëm në minutën e 90 me anë të Vilfor Hysës.Nje fitore me shume vlera per Kukësin cili blindon vendin e dyte dhe njëkohësisht mundohet të "trembë" Skenderbeun i cili tani është vetëm 5 pikë larg. Nga ana tjetër Kastrioti mund të quhet vetëm një hap larg Kategorisë së parë.