Sms-ja që shkaktoi vdekjen, mesazhi i Mustafa Nanos mbrëmë në Jamais Vu VIDEO

Çdo ditë mediat transmetojnë lajme për aksidente rrugore që marrin jetë njerëzish. Jo më larg se sot në mëngjes Tirana u zgjua me lajmin e hidhur se 4 të rinj, mes tyre motër e vëlla humbën jetën kur makina e tyre doli nga rruga dhe u përplas me një mur.Në këto kushte ndërgjegjësimi për drejtuesit e mjeteve për të pasur më shumë kujdes por edhe apeli për të forcuar dënimet për ata që shkelin rregullat e qarkullit sa vjen e duhet të jetë edhe më i madh.Gazetari Mustafa Nano dëshiroi mbrëmë të përcjellë një mesazh të tillë ndërgjegjësimi në fillim të emisionit të tij  "Jamais Vu" në Ora News, duke nisur emisionin me disa pamje filmike ku ilustrohet një aksident i rëndë dhe pasojat tragjike pas tij.Një adoleshente gjen vdekjen në një aksident rrugor. E reja kishte humbur kontrollin e mjetit në momentin kur nis të shkruajë një sms për të informuar miqtë e vet se vinte për 5 minuta.Apeli i Nanos ishte: "Më shumë kujdes. Dënime më të rënda për ata që shkelin rregullat e qarkullimit, por dënime edhe për ata që shkruajnë sms teksa i japin makinës, duke vënë në rrezik jetën e tyre por edhe të të tjerëve". I ftuar mbrëmë në programin e ideuar dhe drejtuar nga gazetari Mustafa Nano "Jamais Vu" ishte Reis Çiço