Itali, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, 12 në pranga, mes tyre dhe shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë operacionit të policisë së Arezzos mbrëmjen e së premtes, 12 persona kanë rëndë në pranga, mes tyre shqiptarë, rumunë dhe një shtetas italian nga Napoli, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e tyre për shkaqe hetimi.Policia italiane bën me dije se rrjeti kriminal ushtronte aktivitetin e tij në zonat e San Zenos dhe Olmo , ku është i përqëndruar më shumë prostitucioni. Po kështu sipas raportimeve të mediave italiane grupi akuzohet edhe për një sulm ndaj një shtetasi rumun.