Kur Ken nuk e duron dot Barbie-n VIDEO
Kush do të komentonte më mirë për një femër që e ka shndërruar veten e saj në një "Human Barbie" se sa vetë partneri i saj në këtë jetë kukullash "Human Ken"?Justin Jedlica, djali nga Nju Jorku i cili ka bërë rreth 140 ndërhyrje kirurgjikale për tu shndëruar në djalin ideal kukull ka folur me tone të ashpra për vajzën ruse të ashtuquajtur Barbie."Ne kemi bërë thjesht një foto dhe aty jemi takuar. Ajo është një vajzë e lezetshme. Por vërtet që nuk e kuptoj atë. Se kuptoj pse njerëzit mendojnë se ajo ëshë interesante. Ajo ka flokë fallco dhe bën make up të sajuar. Barbie është thjesht një iluzion"-ka thënë "Human Ken".Në fakt është ironike e gjithë kjo deklaratë e Justin, i cili mund të presë një mendim të anasjelltë nga human Barbie, ose dhe replika nga fansat e saj.