PS akuza SHISH për përgjim: Po luan lojë të pisët me qeverinë e policinë VIDEO

Mesazhin të cilin opozita e përdori si provë për të “sulmuar” Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Komisionin hetimor për policinë e Shtetit, duket se do të sjellë edhe njëherë në vëmendjen e mazhorancës institucionin e SHISH.Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, anëtar i këtij Komisioni, drejtoi gishtin nga SHISH për përgjim ,duke lëshuar akuza ndaj shërbimit për lojë të pisët me qeverinë dhe policinë e shtetit.Në studion e RTV Ora News me gazetarin Patrik Sadiku, Ndreu ftoi këtë shërbim të futet në hullitë e ligjit dhe të shfrytëzojë energjitë në luftën ndaj krimit, jo në sulme të deputetëve të mazhorancës, Ministrit , apo funksionari tjetër.Ndreu analizoi dhe punën e Komsionit hetimor, që sipas tij me faktet e dala rrugës mund të ketë dhe një komision tjetër parlamentar në vijim.Intervista e plotë e Ndreut me Drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj:-Ja ka vlejtur një hetim i tillë në Komisionin e policisë së shtetit?Absolutisht që po, ja ka vlejtur. Komisioni ditët e fundit ka qenë në punë intensive. Janë zhvilluar disa seanca pyetjesh me disa funksionarë dhe ish-funksionarë të policisë së shtetit, duke ardhur në seancën e sotme me Ministrin e Brendshëm. Normalisht janë bërë shumë pyetje, sqarime, është munduar të hidhet dritë mbi aspektet strukturore dhe të politikës së personelit në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë. Jo gjithmonë ka pasur qartësi nga të dyja palët, sidomos nga opozita, kam konstatuar se duke mos qenë njohës të mirë të pozitës së pjesë politike të Ministrisë së Brendshme në raport me pjesën teknike që quhet Policia e Shtetit, ka pasur keqintepretim ndoshta dhe me dashje, të kompetencave, të emërimeve dhe ç’emërimeve, çfarë e ka orientuar shpesh herë debatin në disa hulli të panevojshme, që nuk kanë interes për publikun.-A duhet ta bënte këtë qartësim vetë Ministri, nuk është se ka kompetenca të drejtëpërdrejta mbi policinë e shtetit, pasi ligji nuk është i sotëm është prej disa vitesh.Tani gjithë fokusi i anëtarëve të komisionit të opozitës është Ministri iBrendshëm dhe tabela e qitjes. Por duhet të kishin parasysh se Minsitri nuk mund të jetë përgjegjës për asnjë lëvizje në polici, përveç Drejtorit të Përgjithshëm që ai vetëm sa e propozon dhe zëvendës.drejtorëve që ai i miraton por me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.Nga ana tjetër duhej bërë një bilanc i ekuilibrave profesionalë, të CV profesionale mes atyre që ikën dhe atyre që erdhën. Po të shikojmë disa nga ata që ikën situata është tejet e mjerueshme në CV profesionale. Nëse hedh një sy të gjithë të emëruarit deri tek shefat e komisariatit kanë një emërues të përbashkët, janë oficerë të mirëfilltë policie, oficerë të arsimuar në Akademinë e Rendit Publik.-Ka dhe nga ata që ikën që kanë një karrierë mbi 20-vjeçare, me të cilët ju edhe keni punuar.Ka. Psh. unë për një nga ata kam mbajtur qëndrim të drejtëpërdrejtë në Komision, për Muhamet Rrumbullakun, i cili është një ndër oficerët e karrierës të policisë së shtetit, por që në komision deklaroi se me vullnetin e tij të lirë ka lëvizur në një detyrë paralele, detyrë që e ka pranuar me shumë dëshirë dhe nuk ka asnjë pretendim pasi mban gradën e drejtuesit të parë dhe është shefi i sektorit të trajnimit. Personalisht në CV e tij nuk gjej ndonjë gjë që të mendoj negativisht. Fakti që ai ka lëvizur nuk do të thotë asgjë, pasi ai vetë e shpjegoi pozitën e tij në raport me postin. Gjithsesi ajo që duhet të themi është ekuilibri mes CV, tendenca për t’iu shmangur disa të dhënave , është arritur deri aty sa në CV e personave të ndryshëm që kanë qenë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit të vihen rastet kur kanë qenë kryetar të PD, kryetar seksionesh, kanë marrë pjesë në lëvizje etj etj. Sot dëgjova një fakt shumë shqetësues, që është tejet alarmant dhe do bënte shkak për një Komision tjetër parlamentar nëse ka ndodhur që në policinë e shtetit 44 nga gradat drejtues dhe drejtues i parë kanë qenë nga ish-funksionarë të PD në rrethe të ndryshme, ky është një skandal, një skandal që s’ka ndodhur kurrë në policinë e shtetit. Një skandal që duhet të bëhet publik, emër për emër, sepse pas këtij skandali fshihen disa sjellje të tjera antiligjore, në raport me strukturën e policisë dhe me sistemin e gradave. Në shumicën e rasteve disa gradime të oficerëve të lartë janë bërë pa kaluar 3 vjet apo 4 vjet. Disa e kanë marrë gradën vetëm me 1 vit, disa me 3,5 muaj, disa me 2 vjet, cfarë e parqet shumë të zymtë situatën e politikës së personelit të asaj që ka qenë, jo asaj që ka ardh.-Edhe tani ka pretendime se ka prejardhje politike, të paktën nga diskutimet në Komision dhe për kapërcimin e barrierës së gradave. Zoti. Didi psh ka qenë numërues i PS.Zoti.Didi nuk ka qenë asnjëherë abëtar i PS me teser. Një njeri në kohën e tij të lirë s’mund të paragjykohet për sjelljen e tij dhe mund të jetë komisioner. Madje nëse ka qenë, se unë nuk kam qenë aty, nuk ka asgjë të keqe se ka kontribuar në mbarëvajtje një proçesi zgjedhor, proçes që ka qenë prej vitesh i cënuar dhe një ndër kërkesat e BE ka qenë që procesi të jetë, çfarë ka bërë ai? Ka bërë ndonjë veprim të paligjshëm, ka mbajtur ndonjë flamur të PS, apo tubim të PS, thjesht mund të ketë qenë administrator, ai dhe shumë njerëz. Ajo që ne duhet të na shqetësojë është fakti nëse gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë në urdhërat që jep ndaj vartësve, në mënyrën sesi e orienton organizatën e policisë ai reflekton sjellje të politizuara. Këtu ndahet kufiri mes politizimit dhe mospolitizimit të policisë. Mos të harrojmë që në një këndvështrim policia është e varur nga politika pasi është pjesë e ekzekutivit, është zbatuese e një programi qeveritar dhe e treta vepron në bazë të ligjeve që rrjedhin nga procese politike. Aty ku nuk tolerohet, policia është performancë. Nëse ajo në veprimet e saj në luftë kundër shkelesve të ligjit reflekton ndonjë sjellje politike, atëherë ne, shoqëria duhet të shqetësohemi seriozisht dhe për sa kohë kjo nuk reflektohet, përkundrazi po reflektohet e kundërta, atëherë ne kemi shkak për të qenë optimist.-Ju thatë që Ministri ka të drejtë për tre zyrtarë të policisë së shtetit, diku të emërojë, diku të propozojë. Ajo Çfarë pashë në tendencën e diskutimeve në Komision është , a është imponuar Ministri për emërimet dhe lëvizjet, qoftë dhe për shkarkimet?Atë e sqaroi ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj, i cili tha jam konsultuar por jo që më është ushtruar presion. Madje ka qenë pyetja ime direkte nëse i është ushtruar presion dhe ai tha jo. Ministri ligjërisht nuk ka asnjë të drejtë përveç tre personave. Një konsultë me Ministrin bëhet, edhe Ministri është një përfaqësues politik kuptohet, është përgjegjës për gjithë politikën e qeverisë dhe për përmirësimin e punës së policisë së shtetit. Ka dhe mekanizmat e vet kontrollues, ka auditin dhe nëse konstaton se struktura, politika e personelit, dinamika e treguesve të kriminalitetit janë problematikë atëherë do mbajë qëndrim.-Si njeri që e keni ndarë karrierën tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë, por edhe tashmë si njeri politik, si ka qenë performnca e rendit dhe sigurisë pasi gjithë pretendimi është se lëvizjet kanë ndikuar për keq?Edhe ky është një tjetër rast abuziv, që keqpërdorin një sensibilitet që krijohet në opinion për shkak të një fluksi ngjarjesh kriminale, është tejet abuzive dhe amorale. Nuk mundet kurrë që gjithë dinamika e kriminalitetit të kondicionohet nga 2% të lëvizjeve të policisë së shtetit, s’ka lidhje, s’ka sens, as nga kupola. Në të gjitha studimet është paraparë dhe përcaktuar se policia vërtet ka rol në luftën kundër krimit, por nuk është ajo e vetme që përcakton parametrat e kriminalitetit. Nuk është faktori i vetëm që prodhon kriminalitet ose frenon kriminalitet. Kush mendon kështu gabon , është i paditur, kush e shet këtë në publik nuk bën tjetër veçsa trubullon gjykimin e njerëzve. Lufta antikrim ka vite që ka problematikë, krimi nuk zhvillohet për 6 muaj, 3 apo 1 vit. Ne kemi ardhur nga një situatë shumë e rënduar kriminaliteti. Për 4 vjet 2009-2013 të gjithë parametrat e krimeve kundër personit dhe pasurisë në të gjithë veprat penale vinë në ngjitje. Kurrë nuk ka ndodh në historinë e kriminalitetit një zhvillim kaq negativ. Mund të ndodhë që një vit të rritet krimi i vrasjes, të rriten ngjarjet me eksploziv, vjedhjet me dhunë, ka një fluks shpërthimi, por kurrsesi në bllok krimet kundër personit dhe pasurisë të pësojnë një ngritje të tillë. Çka tregon se politika antikrim jo vetëm ka qenë e dështuar, por i ka lënë terren ditë pas dite vetë krimit, i cili ka ardhë duke marrë terren të vazhdueshëm. Në 2005 opozita dje në mazhorancë e ka marrë kriminalitetin me 8250 vpera penale, e di me sa e ka lënë ? Nuk e di të saktë shifrën e 2013, por në 2012 ka pasur 20 699 vepra penale, gati rreth 13 mijë vepra penale, 1500 për cdo vit. Kurba e vrasjeve nga 2009 ka ardhur duke u shtuar. Atëherë si mundet të pretendosh ti që për 8 vjet ke prodhuar një kriminalitet të tillë, duhet të pretendosh që për 6 muaj parametrat e kriminalitetit të vinë në normalitet aty ku nuk i solle për 8 vjet? Kriminaliteti është dhe pasojë e një zhvillimi shoqëror, lidhet edhe me ekonominë, dobësinë e institucioneve të shtetit që ne i kemi trashëguar. Kriminaliteti është një sëmundje që identifikohet në trupin e njeriut. Njeriu ka disa sëmundje dhe kriminaliteti kështu është , ka disa simptoma. Qeveria me strukturat e veta, por jo vetëm policia duhet të gjejë profilaksinë, është më mirë të parandalosh, sesa të dënosh. Ka pasur një fluks kriminaliteit që ka të bëjë me 22 vepra penale që ngjiten për një periudhë të caktuar dhe ishin ngjarjet me eksploziv. Çështë e vërta janë ngjarje të vështira. Por që në këndvështimin tim policia e shtetit duhet vlerësuar se ka bërë një fluks zbulimesh të shpejta dhe nuk ka ndodh të zbulohen kaq shumë. Vërtet ka ndodh, po është përgjigj policia. Këto ndodhin se jemi në Shqipëri, njerëzit nuk kanë bukë, por kanë tritol.-Pati një sms, të paktën siç e pretendoi ish-minisri i Brendshëm Noka se është adresar nga kryeministri tek ministri Tahiri. Pa hyrë të bëjmë se kujt i përket, përmbajtja ishte shqetësuese, s’duam ta paragjykojmë nga vjen?Pati jo vetëm një sms por dhe një informacion që vinte nga burime të SHISH. Çfarë mua dhe kolegëve të mi na bëri të mendojmë se ato janë servirur nga dikush. Pse mos të themi se e përgjon Ministrin e Brendshëm. Ai ishte sms që Ministri i Brendshëm e sqsroi shumë mirë dhe e kishte dhe në telefon, që ai ua kishte dërguar vartësve të tyre për të tërhequr vëmendjen për një situatë kriminale që kishte lidhje për vrasjet në muajin mars.-Ishte në vetë të parë, duhet ta kemi parasysh këtë.Unë mund tu çoj mesazh 5 personave , drejtorë të policisë dhe në vetë të parë do tua çoj, secili e merr dhe e përkthen për veten e tij. Pra është tërheqje vëmendje për gjithësecilin se dinamika e kriminalitetit të këtij muaji nuk është ajo që ne kërkojmë dhe pretendojmë. Është normale që Ministri i Brendshëm tu tërheq vëmendjen vartësve të tij, tu bëj të qartë se nuk jemi në parametra pozitiv dhe është për tu përshëndetur. Është i vetmi Ministër që pranoi, tha po kam evidentuar 2-fishin e vrasjeve në muajin mars. E keqja është si ky sms ra në dorën e dukujt dhe merret i vishet Kryeministrit dhe shitet në një Komison hetimor si fakt. Ai nuk mund të përbëjë fakt dhe merret një informacion i viteve ’70 apo ’90 dhe hidhet si shashkë në komisionin hetimor sikur ky apo ai ka bërë këtë apo atë. Për mua më tepër ishte një përgatitje në një laborator tjetër për të njollosur Ministrin, sesa detyrë që opozita duhet të kryente në një hetim më dinjitoz për të nxjerrë aspektet ku Ministri ka gabuar në lidhje të drejtëpërdrejtë me objektin e hetimit. Informacioni mund të merret dhe transmetohet por mund të jetë dhe disinformacion, mund të jetë informacion por që nuk vërtetohet dhe menjëherë asgjesohet dhe në të gjitha llojet e shërbimeve kudo në botë nuk mund të mendohet që një informacion të mbahet kaq gjatë dhe të shitet ,siç ishte ai për marrje lekësh për drejtorin e përgjithshëm që ishte një banalitet që s’ka lidhje fare.Dyshimi për përgjim është nga SHISH apo strukturë tjetër?Mendoj me keqardhje se SHISH po bën një lojë shumë të psitë, ne si kemi asnjë faj Visho Ajazit që nuk ishte i çertifikuar dhe stafi me të cilin kishte ardhur , që e la jashtë ishte i pacertifikuar. Çertifikatën e mori, po kam frikë se i la shije të hidhur dhe atë idhtësi do ta nxjerrë diku tjetër. Fakti që sot na servirën dy elementë, për mendimin tim SHISH po luan lojë të pisët në raport me qeverinë dhe strukturat e tjera të policisë së shtetit. Mendimi im si deputet dhe ish-funksionar i policisë së shtetit , SHISH duhet të fusë veten në konturet e ligjit, të shpenzojë më shumë energji sesi të ndihmojë luftën antikrim me strukturat e veta, burimet e veta të informacionit sesa të njollosë këtë apo atë pjestar të mazhorancës, aq më keq Ministrin apo ndonjë funksionar tjetër. E them hapur se diçka të rëndë po gatuajnë në ato zyra.(VIDEO: Intervista e plotë e Pjerin Ndreut)