Kanosi me vdekje bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet efektivi i policisë

Një efektiv i policisë është vënë në pranga mbrëmjen e sotme për ushtrim dhunë në familje.Strukturat e hetimit në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Tiranë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin r policisë, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin FNSH 712, inspektorin Skënder Man Sallahu, 45 vjeç banues në Tiranë.Arrestimi i tij është kryer, pasi akuzohet për konsumim të veprës penale “Dhuna në familje”. Sipas policisë, Inspektor Skënder Sallahu dyshohet se në datë 10.04.2014, rreth orës 21:20 ka kanosur bashkëshorten e tij për vrasje me armë zjarri pistoletë në sy të fëmijëve të saj.Sipas kallëzimit të bashkëshortes M.Sallahu ky veprim i tij është i përsëritur, pasi dhe në datë 03.04.2014 bashkëshortja M.Sallahu e ka kallëzuar atë për kanosje serioze, vepër kjo e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal dhe për këtë është proceduar.Materialet e kësaj ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Komisariati i Policisë Nr 3 Tiranë, duke plotësuar njëkohësisht të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së kësaj shtetaseje.