Momenti kur Klinton qëllohet me këpucë VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2014, 08:51
Politikania Hillary Clinton tani duhet të ketë më kujdes për veten pas incidentit të ndodhur dje kur u tentua të goditej me një këpucë gjatë një fjalimi që po mbante në Las Vegas.Ish sekretarja e SHBA-së ishte duke folur në Institutin e Industrisë së Riciklimit të Mbeturinave. Një grua u ngrit në këmbë dhe lëshoi këpucën para gjithë audiencës në drejtim të ish Zonjës së Parë. Zonja Klinton u tregua e shkathët duke e shmangur këpucën. Rojet e sigurimit vepruan menjëherë duke e nxjerrë jashtë gruan që hodhi këpucën. Më pas Klinton e menaxhoi incidentin e çuditshëm duke thënë me të qeshur:”Mos ishte gjë një lakuriq nate, mos është dikush duke më hedhur diçka? Oh Zot, nuk e dija që menaxhimi i mbetjeve të ngurta ishte kaq i diskutueshëm.”