Rama në Twitter: Unë sms? Shpifje, Tahiri ministër i palodhur
Kryeministri Edi Rama mohon të ketë nisur sms ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Reagimi vjen pak orë pasi në komisionin hetimor parlamentar për lëvizjet në polici, (që u zhvillua sot në mesditë), ish- ministri i Brendshëm Flamur Noka lexoi një sms, që sipas tij, Rama ia kishte dërguar Tahirit ku shprehte zhgënjimin për punën e këtij të fundit.Përmes një postimi në Twitter Rama thotë se sms-ja është shpifje dhe se vlerësonte Tahirin në punën e tij.“Sms-ja ime për Ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Mendimi im për Saimir Tahirin? Ministri i duhur që meriton respekt për punën e palodhur.” shkruan Rama në Twitter.Sms-ja nxiti akuza të ashpra nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët aluduan për përgjim të bisedave telefonike mes kryeministrit e ministrit.Deputetët nuk u morën fare me përmbajtjen e mesazhit, ndërsa pyetja që mbeti pa përgjigje është se a është përgjuar komunikimi telefonik apo sms e Tahirit është dekonspiuar nga njëri prej vartësve të tij.Sms-ja u lexua sot në komisionin hetimor nga ish ministri i Brendshëm Flamur Noka“Në muajin mars 2014 janë dyfishuar vrasjet krahasuar me muajin mars 2013, gjithashtu janë përkeqësuar të gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistikor. Nga kjo nuk është kurkun ajo që ke marrë përsipër përpara meje dhe ne kemi marrë përsipër përballë qyetarëve.Pasi unë dhe ti, (është e përsëritur thirrja) për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore karshi teje, por ky kufi nuk mund të shkelet me një neglizhencë fatale si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë unë jam shumë larg. Problemi je ti dhe jo vartësit e tu dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta por mua më takon të merrem me ty. Unë besimin që ta kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut se meriton gjëkundi këtë pritshmëri. Flasim nesër më tepër për këto, por këto orë që të kanë mbetur bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, çfarë nuk ke bërë mirë dhe cdo bësh për të riparuar nëse mundesh”