Lazarati “refuzon” uniformën blu, Aliko: Jo postës policore, këtu nuk bëhet show VIDEO
Lazarati nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe policia e shtetit nuk duhet të bëjë show mediatik dhe të heshtë kur djemtë e këtij fshati ekzekutohen dhe nuk kryhet asnje vendim i vetëm. Kane qenë këto fjalët që banorët e fshatit të famshëm i janë drejtuar zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Sokol Bizhga, gjatë takimit mbi sensibilizimin e lëndeve narkotike dhe që është zhvilluar në komunën Lazarat.‘Janë bërë 6 vjet dhe juve, policia në përgjithësi, por me juve e kam, nuk e dini fare për këta djemtë që janë vrarë, nuk erdhi policia kurrë, ai djali qe u vra pardje në Gjirokastër, pse serdhi policia të hetonte, që ne të mos bëhemi shkak për atë titullin, atë vendin e Europeës, nuk bëhemi ne sebep’iu drejtua njëri prej banorëve zyrtarit të policisë.Implikimi i efektivëve të policisë apo ratifikimi i marijuanës ka qënë pjesë e takimit, ku Bizhga deklaroi se këta persona ose duhet të rreshtohen në rradhët e policisë, ose në krah të kundërt, atë të trafikantëve.“Operacione të besueshme që në këto ngastra të lira të Komunës mund të jenë përfshirë dhe punonjës policie, që ata nëqoftëse janë punonjës policie rastësisht ia kanë hequr mundësinë vetes të jenë përsëri punonjës policie. Pra o me ligjin, o me antiligjin, por të jesh polic dhe të kultivosh lënde narkotike janë dy gjëra që nuk ngjajnë nuk shkojnë me njëra-tjetrën” deklaroi para banorëve Bizhga.“Ne kërkojmë nga Policia e Shtetit të na trajtojnë siç trajtojnë çdo Komunë tjetër. Nëqoftëse se në Komunat e tjera ka posta policie, absolutisht dhe në Lazart duhet të jetë posti i policisë. Lazarati është një fshat brenda shtetit shqiptar, është një Komunë si të gjitha Komunat e tjera, por për arsye të ndryshme mediatike, politike dhe shumë të tjera, mbase dikush kërkon ta nxijë më shumë se i takon” u shpreh kryekomunari i Lazarartit, Dasho Aliko.Ky ishte takimi i dytë brenda pak ditëve që zhvillohet mes përfaqësueseve të policisë dhe komunitetit, ndërkohë që rezultatet ngelen për tu parë, pasi referuar viteve të kaluara ato kanë mbetur vetëm takime rradhe.