SMS e Tahirit, Vasili: Opozita politikë nga vrima e çelësit, të zbardhet çështja VIDEO
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi sot se shteti disponon të gjithë instrumentat e duhur dhe duhet ti përdorë për të zbardhur çështjen e mesazhit të Ministrit Tahiri të zbuluar nga deputeti, Flamur Noka në mbledhjen e djeshme të komisionit të hetimit për policinë e shtetit. Për Vasilin ajo që bëri opozita i përket një stili shumë të urryer për shqiptarët, stili i politikës që bëhet nga vrima e celësit.“Së pari unë kam një koment i cili është tërësisht politik dhe nuk mund të jetë kurrsesi policesk. Komenti ynë është shumë i thjeshtë rreth kësaj çështjeje. Opozita, për fat të keq në stilin e shërbimeve famëkeqe që ky vend ka pasur fatin e keq të përballet, demonstroi një SMS të Ministrit Tahiri, e cila në vlerësimin tim, në atë që u lexua dhe u bë publike ishte shprehje e qartë e një përgjegjshmërie maksimale të ministrit, i cili në një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë shkundte strukturat vartëse të tij, duke e zhvilluar këtë me përgjegjshmëri politike të plotë, për të pasur rezultate gjithmonë dhe më të mira në këtë situatë të rendit, që paraqitet problematike e për të arritur këto rezultate në kohë dhe me shpejtësinë e duhur në të mirë, në radhë të parë, të sigurisë së qytetarëve. Gjithçka tjetër për mua, ka bërë dhe duhet ndjekur me instrumentet e duhura, por thelbi politik i asaj që ne pamë ishin dy momente. Një përgjegjshmëri maksimale dhe një shqetësim pa doreza i Ministrit, i cili duhet përshëndetur dhe duhet mbështetur, dhe një stil, do të thosha shumë i urryer për shqiptarët, ai stili që bëhet nga vrima e çelësit.Instrumentet që disponon shteti ligjor për të zbardhur këtë pjesë që është në interesin tuaj janë atje, të cilat mund të përdoren. Kurdoherë që lidhet me këtë çështje, do të duhet të mbahet një qëndrim i caktuar në Parlament. Ne jemi atje dhe sigurisht që do të dekurajojmë politikën që bëhet, siç e thashë, nga vrima e çelësit, por do të promovojmë atë politikë që bëhet hapur, në mënyrë transparente dhe që vë çdo gjë, strukturat, rendin dhe transparencën në funksion të qytetarëve. Ky është qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë politik për çështjen"-tha ai.Opozita sulm të paprecedent policisë, të ndahemi nga opozitarizmi i ’97-ësNënkryetari i LSI nuk ka kursyer edhe thirrjet në drejtim të opozitës për ndaljen e sulmeve ndaj policisë së shtetit, duke theksuar se komunikimi jo i moderuar i përdorur prej saj po rrit tensionet në vend.“Nga gjithçka është thënë dhe është artikuluar me gojë e me shkrim, në mënyrë të drejtpërdrejtë “live” nga kamerat tuaja apo edhe nga mjedise të tjera, ka qenë dhe është një sulm i paprecedent përsa i takon në mënyrë të veçantë Policisë së Shtetit, duke demonstruar në mënyrën më të keq të mundshme që ka një rend publik për opozitën dhe një rend publik tjetër për shqiptarët.Ne jemi së bashku këtu për t’i kujtuar një herë e mirë opozitës që ka vetëm një rend publik, që u takon të gjithë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë dhe ka një detyrë të madhe publike të opozitës dhe të mazhorancës, që të dyja së bashku, me përkushtim dhe seriozitet maksimal, t’i shërbejnë këtij rendi publik dhe kësaj sigurie për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk kanë nevojë të dëgjojnë deklarata, sulme dhe lumenj malinjiteti pa fund, por kërkojnë të kenë një jetë të qetë në atdheun e përbashkët dhe ku që nga të moshuarit, fëmijët, por edhe qytetarët në moshën aktive që punojnë e fillojnë punën e tyre që nga mëngjesi herët e deri në darkë vonë, të jenë të qentë dhe jo të kërcënuar në atdheun e tyre.Ndaj është momenti për të bërë një apel për seriozitet për përgjegjshmëri publik, për ridimensionim të gjuhës dhe të komunikimit për ridimensionim të mënyrës së komunikimit publik, duke evituar shpifjet pa fund dhe anatemimin e pakursyer të Policisë së Shtetit. Sepse policia dhe të gjithë punonjësit e saj, që nga ata që e komandojnë atë e deri te polici më i thjeshtë, janë një e tërë dhe e pandarë e të cilët janë një shërbim të qytetarit, i cilit çon fëmijën e tij në shkollë, të moshuarave që shkojnë e marrin pensionin e tyre në fund të muajit, të kameramanëve që punojnë këtu e komunikojnë këtu bashkë me mua, për ne të gjithë është i dhembur ky rend publik, i cili duhet të funksionojë më së miri. Ndaj ka ardhur përfundimisht momenti që të ndahemi nga modelet e opozitarizmit të viteve ‘97, i cili luftonte, kundërshtonte e kafshonte gjithçka, por të ndërtimit të një opozitarizmi të ri që lidhet me vitin 2014, të një vendi i cili ecën drejt integrimit evropian dhe nuk mund të sillet në mënyrë më të keqe të mundshme si realitetet më të papërgjegjshme të Afrikës së zezë apo realitetet të tjera në Azinë e largët të cilat nuk kanë lidhje me realitetin shqiptar. Sa i takon LSI-së ne do të vazhdojmë të mbështesim pa asnjë ekuivok dhe në mënyrë të vendosur çdo përpjekje, çdo tentativë, çdo arritje të Policisë së Shtetit”u shpreh Vasili.Reforma territoriale, opozita të harrojë tabelat e rezultateve elektoraleNë konferencën për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së foli dhe për reformën administrative-territoriale, ku deklaroi se mazhoranca nuk i ka vënë asnjë ultimatum opozitës. Referuar deklaratës së Ruçit gjatë seancës plenare të së enjtes,Vasili sqaroi se në logjikën e mazhorancës, opozitës i është lënë kohë e mjaftueshme për tu ulur dhe diskutuar rreh kësaj çështje.“Askush në mazhorancë, as nuk ka lëshuar dhe as nuk është në logjikën e kësaj mazhoranca, që të bëjë ultimatume. Logjika e ultimatumit është i huaj për ne. Ne kemi dhe i shërbejmë logjikës së përgjegjshmërisë politike, që do të thotë, kemi lënë një hapësirë shumë të gjerë politike, shumë të bollshme në kohë, por dhe mekanizma institucionalë. Kemi lënë një hapësirë shumë të gjatë në kohë, sepse ju e dini që ka një kohë shumë të gjatë që opozitës i bëhen ftesa pa fund për t’u bërë pjesë e komisionit të reformës administrative-territoriale. Kemi predispozuar instrumente pa fund, secili e di më së miri dhe shqiptarët e dinë që të gjithë, që ne përgjegjësinë, bashkëpërgjegjësinë për këtë reformë e kemi ndarë në mënyrë krejtësisht të barabartë, pavarësisht rezultateve elektorale tepër të ndryshme dhe me diferenca tepër të mëdha. Pra ajo që mazhoranca thotë, është që ka një kohë dhe një hapësirë e cila duhet dhe është akoma në dispozicion të opozitës për ta përdorur në të mirë të vendit dhe jo për të parë interesin e ngushtë partiak të vetes apo interesin e ngushtë elektoral të ditës apo të radhës sepse reforma administrative, në tërë gjerësinë, shtrirjen dhe thellësinë e saj shkon përtej mazhorancës shkon përtej opozitës rindërton në pikëpamje të funksionimit të menaxhimit një Shqipëri krejtësisht ndryshe nga ajo që ne kemi sot, nga një Shqipëri të fragmentuar, që nuk funksionon, në parazitizëm pa fund burokratik dhe në mungesë të dhimbshme shërbimesh, në një Shqipëri të re, të zhdërvjellët dhe moderne.Në raport me këtë interes duhet të vendoset edhe opozita duke harruar tabelat e rezultateve elektorale, duke shkuar tej mendjengushtësisë dhe patetizmit të tejkaluar në kohë që nuk ngjan as me atë të 20 viteve më përpara. Por të ulemi në atë tavolinë e cila ka siguruar një barazi të plotë për të ecur përpara për një reformë që është në interes për të gjithë.Sensi i qëndrimit tonë është që ne nuk i shërbejmë bllokimit, ne i shërbejmë zgjidhjes së problemit dhe ecjes së reformës përpara. Ky ishte qëndrimi ynë, i cili nuk ka lidhje me ultimatumin, por ka lidhje me përdorimin e kohës dhe të hapësirës brenda niveleve dhe mundësive që politika ofron”-u shpreh Vasili.Më shumë:PD: Tahiri gënjeu nën betim, treguesit e krimit janë përkeqësuar