Sarandë, polici ndalon makinën ta kontrollojë për drogë, vjedh 650 euro

Efektivët e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë së Sarandës e ndalojnë t’i kontrollojnë makinën për armë apo drogë, pasi nuk i gjejnë gjë i vjedhin eurot dhe dollarët që kishte me vete.Ngjarja ka ndodhur më 3 prill në vendin e quajtur "Ura e Kranesë"" ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike.Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte denoncuesi. Pas kontrollit denoncuesi është larguar dhe më pas ka konstatuar humbjen e shumës së të hollave, rreth 420 euro dhe 266 dollarë.Policia nisi hetimet dhe SHKB njoftoi sot arrestimin e njërit prej 3 anëtarëve të FNSH-së në Komisariatin e Policisë Sarandë.Alfred Hyso, 35 vjeç me detyrë komandat grupi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur dhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.